DURRËS-Banorët e Durrësit po protestojnë sot përpara dyerve të bashkisë duke kërkuar sqarim mbi një listë të afishuar online ku bëhet me dije shembja e disa pallateve me qëllim zgjerimin e rrugës në lagjen “Hajdar Demiri”. Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh.
Në Bashkinë e Durrësit po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku në fokus është çështja e shpronësimeve. Pas përplasjeve para derës së Bashkisë, një përfaqësuese e banorëve të Durrësit është lejuar për tu futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës. Banorja ka depatuar me Flutura Kasën, anëtare e PS-së ka debatuar me banoren duke i kërkuar që të mos flasë deri sa t’i vijë radha për shqyrtim pikës së 13-të.
Banorja: Po ju e dini që është bërë name, bëni sikur s’ka ndodhur, ju e dini shumë mirë kush ka shkelur kush i keni anëtarë të Këshillit. Unë po them pse duhet. Do ta ndalojmë këtë projekt e kupton çdo të thotë të ikim si të internuar, ç’punë ka bonusi i qerasë me 74 familjet. Është turp i madh kjo që po bëni.
Gjatë diskutimeve, këshilltarët e djathtë kanë kërkuar që në sallë të lejohet prania e një përfaqësueseje të banorëve që preken nga projekti TID, me qëllim që të dëgjohen drejtpërdrejt shqetësimet dhe qëndrimet e tyre./ZËRI