Aktualitet

Ka 2 netë që e gdhin te kryeministria, Policia procedon Adriatik Lapajn: Ka penguar lëvizjen

Kreu i “Shqipëria Bëhet” po vazhdon qëndresën e tij para Kryeministrisë prej mbrëmjes së të hënës

E.K
Ka 2 netë që e gdhin te kryeministria, Policia procedon Adriatik
adriatik lapaj perpara kryeministrise

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn, pas protestës së tij të pandërprerë përpara godinës së kryeministrisë. Policia e akuzon Lapajn se ka zaptuar hapësirën përpara kryeministrisë, si dhe ka penguar qarkullimin e lirë në zonë. Prej mbrëmjes së të hënës, fillimisht i vetëm, dhe më pas me mbështetës të “Shqipëria Bëhet”, Lapaj ka nisur një protestë përpara kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama, pas skandaleve të njëpanjëshme që kanë prekur anëtarë të kabinetit. Gjatë mbrëmjes së djeshme Lapaj dhe mbështetësit u përplasën me punonjësit e policisë, të cilët nuk i lejuan që të vendosnin disa çadra kampingu, në mënyrë që të qëndronin aty gjatë natës, duke marrë parasysh dhe temperaturat e ulëta të këtij Dhjetori. Lapaj është shpehur se protesta e tij do të jetë pa ndalim, ndërkohë që çdo ditë në orën 17 atij do t’i bashkohen dhe qytetarë e mbështetës të tjerë. 

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Bllokova trotuarin, meme e madhe. Kemi bërë një kërkesë e një njoftim sipas ligjit. Para se kthenin përgjigje erdhën e hoqën çadrat pa i vënë. Sërish do të jemi sot në orën 17:00 pasdite

I vlerësoj punonjësit e policisë së shtetit, por paskan bojë e letër, kohë për mua, kur ka nga ata ë vodhën 50 mln euro me tunelin e Llogarasë. Me kallëzime për bllokime rrugësh ndaj meje do mbulojë vjedhjet dhe mungesën e ilaçeve? Si do ai të jemi të gjithë memecë e të heshtim? Të mos e themi që nuk ka ilaçe te Onkologjiku? Mua do të më trembë ai?

Mos të themi inceneratorët mungojnë dhe miliona euro janë në cicat e këtij apo atij? Mos të themi që u vodhën para në tunelin e Llogarasë”, u shpreh Lapaj pas procedimit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB