Aktualitet

Goditja e klanit “Rraja”, grupi doli zbuluar nga bisedat në SKY, 3 prej të dyshuarve iu komunikua masa në qeli

3 prej personave që dyshohet të jenë pjesë e grupit, rezultojnë të arrestuar më parë për vepra të tjera penale

E.K
Goditja e klanit “Rraja”, grupi doli zbuluar nga bisedat në
rexhep rraja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK, që goditi klanin Rraja, duke çuar në pranga 6 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se masat e sigurisë janë lëshuar me urdhër të prokurorit Adnan Xholi, pas zbardhjes së bisedave që anëtarët e grupit kishin bërë në aplikacionin e inkriptuar të bisedave “SkyECC”.

Grupi “Rraja” ka qenë në fokus të institucioneve prej vitesh, për dyshime lidhur me aktivitete të ndryshme kriminale. Sipas burimeve, personat e përfshirë dyshohet të jenë të përfshirë në trafik droge dhe operacioni i sotëm synon goditjen e të gjitha hallkave të aktivitetit të tyre kriminal. Kontrolli i banesave dhe procedurat e tjera janë ende në zhvillim dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Deri tani janë ekzekutuar masat e sigurisë për 6 persona, mes tyre dhe Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist. Në mesin e personave që u janë komunikuar masat e arrestit me burg, janë dhe 3 të burgosur, që aktualisht janë në qeli të dyshuar për vepra të tjera penale.

Burime bëjnë me dije se masat e sigurisë u janë komunikuar në qeli shtetasve: Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo.

7 personat e vënë në pranga

1-Marvin Bushati

2- Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3- Sokol Qaja

4- Gazmir Rraja

5- Perparim Rraja

6- Rexhep Rraja

7- Zamir Aliaj

Në kërkim

1-Ervis Shuli

2-Bujar Sefa

3-Hajdar Sefa

4-Vildan Baroku

Këta shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. 

Përparim dhe Rexhep Rraja, u proceduan nga prokuroria e Tiranës për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi në muajin korrik 2023, dhunuar në një lokal barbarisht dy kushërinjtë, Bilbil Maja dhe Jashar Maja.

Njëherësh mësohet se Përparim Rraja ka qënë edhe më parë i dyshuar për trafik droge, ku emri i tij del tek dosja “Viluni”, së bashku me Bardhok Pllanaj dhe persona të tjerë. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB