Aktualitet

"Ka gabime ose mangësi", Klodiana Spahiu anulon tenderin 50 milionë euro të dializës

Ndërkohë, nga ana tjetër, nuk dihet nëse kompania suedeze Diaverum do të ankikojë vendimin në KPP dhe më pas në rrugë gjyqësore për të kërkuar kompensim. 

zh.ll
"Ka gabime ose mangësi", Klodiana Spahiu anulon tenderin 50
klodiana spahiu-vendimi

TIRANË- Një vendim i paprecendetë është marrë te Shëndetësia, pasi Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore ka anuluar zyrtarisht tenderin 50 milionë euro për shërbimin e dializës gjatë katër viteve të ardhshme, edhe pse kishte shpallur fitues të kësaj procedure suedezët e 'Diaverum AB'. Kompania në fjalë ishte shpallur fituese me një ofertë prej 4 miliardë e 440 milionë e 664 mijë e 800 lekësh pa TVSH.

Disa gabime të rëndësishme që përmbajnë dokumentet e tij, rezultojnë të jenë arsyeja e anulimit të tenderit sipas dokumenteve të depozituara në Agjencinë e Prokurorimeve Publike.

"Ka gabime ose mangësi", Klodiana Spahiu anulon tenderin 50

vendimi

Cili ishte tenderi? Bëhet fjalë për tenderin për shërbimin katërvjeçar të dializës, i cili u finalizua në 11 shtator. Tenderi, me fond limit 4.59 miliardë lekë, ishte shpallur më 17 gusht 2026, me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar. Procedura ishte zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), shoqëri me zotërim publik.

Mbetet ende e paqartë se cilat janë gabimet e rëndësishme që mund të jenë gjetur dhe që u bënë shkak për anulimin e tenderit.

Po ashtu, e paqartë mbetet edhe nëse këto problematika ishin evidentuar përpara shpalljes së procedurës, pasi tenderi u shpall nga ish-drejtoresha e Operatorit, Arisa Cane, vetëm pak minuta pasi Klodiana Spahiu kishte marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën. Menjëherë më pas, Spahiu anuloi tenderin. 

Ndërkohë, më herët, Partia Demokratike kishte denoncuar tenderin e dhënë duke pretenduar edhe mungesë konkurrence dhe për favorizim.

‘Pas kontrollit familjar të AKSHI-t përmes kunatit të Linda Ramës, tani një tjetër familjare vendoset në krye të një institucioni që administron dhe prokuron shërbime me vlerë qindra milionë euro’, denoncoi deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Ndërkohë, nga ana tjetër, nuk dihet nëse kompania suedeze 'Diaverum AB' do të ankimojë vendimin në KPP dhe më pas në rrugë gjyqësore për të kërkuar kompensim./ZËRI

Poll

MOS HUMB