
TIRANË- RadioTelevizioni Shqiptar ende nuk ka një drejtor dhe as Këshill Drejtues. Ndaj teksa Komisioni i Medias po zhvillon dëgjesat në Kuvend me 68 kandidatët që po garojnë për 11 vendet vakante të anëtarëve të Këshillit, tashmë ka edhe garuesit për kryetar të këtij organi.
Mes 5 kandidatëve është edhe ish-nëndrejtori dhe drejtori i komanduar i RTSH-së, Martin Leka; i ndjekur nga Alfred Dalipi, Helidon Haliti, Thanas Goga dhe Fatjon Hoxhalli. Një prej tyre do të zëvendësojë si drejtor të Këshillit Drejtues, Leka Bungon, i cili u shkarkua së bashku me kolegët e tij. Ndërkohë kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.
Debati nisi për garën e drejtuesit të ri të RTSH, pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.
Në garë u gjetën parregullsi, gjë që solli edhe reagimin e partive politike (PS dhe PD), ku kërkuan zgjedhje të drejta. Po ashtu, edhe ndërkombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Tashmë, në listën e kandidatëve për drejtues të RTSH-sk bëjnë pjesë personalitete të njohura nga fusha të ndryshme, duke përfshirë median, artin, ekonominë dhe studimet akademike./ZËRI