Aktualitet

Kaos në aeroportin e Brindisit, Wizz Air braktis në mes të rrugës 400 pasagjerët, u nisën drejt Tiranës po përfunduan në…

Një pjesë e udhëtarëve, pritet që të nisen me traget drejt Shqipërisë, ndërsa janë lënë pa zgjidhje alternative nga kompania

E.K
Kaos në aeroportin e Brindisit, Wizz Air braktis në mes të
udhetaret ne brindisi

ITALI- Kompania “Wizz Air” ka braktisur në Brindisi rreth 400 pasagjerë, që do të vinin në Shqipëri përmes dy fluturimeve nga Bologna dhe Bergamo. Këto dy avionë u detyruan të devijonin në aeroportin e Brindisit në orën 03:00 të mëngjesit të datës 7 janar, për shkak të motit të keq në aeroportin shqiptar, ndërkohë që nga kompania janë lënë në mes të rrugës pa asnjë sqarim.

Një pjesë e qytetarëve kanë protestuar, ndërsa në mesin e pasagjerëve ndodheshin fëmijë dhe të moshuar. Situata ka shkaktuar kaos në aeroportin e Brindisit, ndërsa një pjesë e mirë e pasagjerëve kaluan portat e kontrollit, sfiduan kordonet e sigurisë dhe u zhvendosën drejt pistës së aeroportit.

Situata, e rrezikshme për sigurinë, detyroi ndërhyrjen e policisë aeroportuale të Brindisir, e cila riktheu qetësinë, megjithëse pasagjerët nuk e dinë ende nëse dhe kur do të vazhdojnë udhëtimin ose nëse do të duhet të kthehen mbrapsht.

Protesta vazhdon ende, me dhjetëra pasagjerë që kërkojnë të nisen menjëherë për në Shqipëri dhe sipas mediave italiane, ata ndodhen vetëm disa metra larg dy avionëve të bllokuar në Brindisi.

Disa të tjerë kanë pranuar ofertën e kompanisë për të udhëtuar me autobus deri në Fiumicino dhe më pas të hipin në avion drejt Tiranës. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia që 150 pasagjerë të udhëtojnë me anije nga Brindisi drejt Vlorës pasdite.

Aeroporti është nën mbikëqyrje të policisë, karabinierëve dhe ushtarëve të Guardia di Finanza për të parandaluar probleme të mëtejshme të rendit publik. Aktualisht, protesta nuk ka shkaktuar vonesa në fluturimet që arrijnë ose nisen nga Brindisi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB