Aktualitet

Klientëve të Raiffeisen Bank u zhduken para nga llogaritë, banka nuk iu jep asnjë përgjigje

Ndryshe nga një tërheqje normale ku sistemi tregon edhe bankomatin dhe vendndodhjen, te këto transaksione shfaqet vetëm “Tërheqje në ATM”, pa u treguar se në cilin bankomat është kryer.

F.I
Klientëve të Raiffeisen Bank u zhduken para nga llogaritë, banka
foto ilustruese

TIRANË-Siguria e Raiffeisen Bank lë shumë për të dëshiruar ku përveç alarmeve të njëpasnjëshme me SMS të rreme për të bindur njerëzit të japin të dhënat e tyre bankare, klientët po përballen edhe me vjedhje të para nga llogaritë e tyre bankare. Sipas denoncimeve të fundit të klientëve për faqen antidroga, në sistem paratë figurojnë si tërheqje nga bankomati, edhe pse ata thonë se nuk i kanë tërhequr vetë.

Ndryshe nga një tërheqje normale ku sistemi tregon edhe bankomatin dhe vendndodhjen, te këto transaksione shfaqet vetëm “Tërheqje në ATM”, pa u treguar se në cilin bankomat është kryer. Disa prej klientëve thonë se kanë tentuar të kontaktojnë bankën Raiffeisen për sqarime, por nuk kanë marrë ende një përgjigje se çfarë ka ndodhur sepse banka nuk përgjigjet.

Ende nuk dihet nëse rasti ka të bëjë me një sulm kibernetik, komprometim të sistemit apo akses të paautorizuar nga brenda. Ngjarja vjen pas rastit në gusht ku dy ish-punonjës vodhën 200 mijë euro të klientëve të bankës. Vjedhja u krye në intervale kohe të caktuar, kur sistemi të lejonte të bëje transferta online brenda llogarive ose nga karta në kartë, duke përdorur aplikacionet e bankës, ndërsa ato të përgjigjeshin pa të pyetur nëse kishe apo s’kishe para.

“Raiffeisen bank" ka qenë në qendër të vëmendjes mes skandaleve e gjyqeve për abuzime me kreditë, hakerimeve dhe zhvatjeve ndaj llogarive bankare të klientëve apo duke rënë pre e vjedhjes nga punonjësit e vetë bankës./ZËRI

Poll

MOS HUMB