Aktualitet

Kokainë, zhvatje dhe kërcënime/ Arrestohen bashkëpunëtorët e “Zotit” shqiptar të drogës në Itali

Të arrestuarit akuzohen për bashkëpunim me qëllim trafikun e drogës, zhvatjen dhe zjarrvënie të qëllimshme.

k.m.
Kokainë, zhvatje dhe kërcënime/ Arrestohen
Elvis Demçe

ROMË- Një operacion “blic” i Policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande kriminale të lidhur me Elvis Demçen, i njohur në Itali, si "Zoti i drogës". Gjykata e Romës ka lëshuar 14 urdhra-arresti por vetëm 11 prej tyre u ekzekutuan. Tre personat e tjerë janë shpallur në kërkim. Por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është bërë me dije nga mediat italiane

Të arrestuarit akuzohen për bashkëpunim me qëllim trafikun e drogës, zhvatjen dhe zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet për grupin e arrestuar në Romë, nisën që në janar të vitit 2022 dhe çuan në shpërbërjen e një organizate kriminale që i atribuohet Elvis Demçes, i konsideruar si një figurë qendrore në menaxhimin e trafikut të drogës midis Lacios dhe Kalabrisë.

Hetimi i sotëm u përqendrua te bashkëpunëtorët më të ngushtë të Demce-s , të cilët mbetën në hije gjatë fazave fillestare hetimore.

Nëpërmjet përgjimeve telefonike, analizës së bisedave të koduara dhe testeve në terren, hetuesit ishin në gjendje të përshkruanin rolet, përgjegjësit dhe episode të reja të trafikut të drogës. Midis majit 2020 dhe marsit 2021, grupi dyshohet se ka transportuar 338 kg kokainë dhe mbi 1,510 kg hashash. Provincat e Romës dhe Latinës, ishin zonat kryesore të shpërndarjes së drogës. 

Përveç trafikimit të drogës, hetimi ka zbuluar tre episode serioze zhvatjeje, të karakterizuara nga dhuna dhe kërcënimet për rikthimin e borxheve nga shitja e drogës. Në një rast, të dyshuarit dyshohet se i vunë flakën një pike bastesh në Romë dhe kërcënuan pronarin, duke e detyruar atë të paguante mbi 80,000 euro. Në një episod të dytë, një blerës droge u shantazhua për t'i zhvatur 108,000 euro. Në të tretin, një person u rrëmbye dhe u çua në një pyll me pisha, ku iu mbajt një armë në kokë për ta detyruar të dorëzonte 50,000 euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB