Aktualitet

Italianët kërkojnë hotel në Lezhë për personelin e Gjadrit, KUSHTET që nuk negociojnë

Departamenti i Sigurisë Publike po kërkon operatorë ekonomikë të interesuar për të lidhur një marrëveshje 2-vjeçare, por ka edhe disa kushte.

k.m.
Italianët kërkojnë hotel në Lezhë për personelin e
Foto ilustruese

ITALI- Operacioni Albania, vazhdon! Dje, Departamenti i Sigurisë Publike i Ministrisë së Brendshme shpalli një thirrje për 300 dhoma hoteli njëshe me ushqim dhe shërbime për të akomoduar për 24 muaj personelin e forcës policore që janë të punësuar për në qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe në Shëngjin. "La Presse", Departamenti i Sigurisë Publike po kërkon operatorë ekonomikë të interesuar për të lidhur një marrëveshje 2-vjeçare, por ka edhe disa kushte.

Së pari: subjektet duhet të jenë "të autorizuar për të kryer aktivitete hoteliere". Për më tepër, strukturat duhet të kenë të gjitha certifikatat e kërkuara të sigurisë. 

Shprehjet e interesit mund të dërgohen deri në mesin e korrikut në Departamentin e Sigurisë Publike - Drejtoria Qendrore e Shërbimeve Teknike-Logjistike dhe Menaxhimit të Aseteve. 

Fleta rendit edhe shërbimet shtesë të kërkuara: përveç "ruajtjes së sigurt të armëve", duhet edhe "shërbimi ushqimor". Tre vakte në ditë, me detajet e mëngjesit që duhet të përfshijnë me patjetër kafe; qumësht; çaj; reçel; brioç; sanduiç; pije të nxehta/të ftohta (zgjedhja e përdoruesit: një nga të paktën tre llojet e pijeve të nxehta, d.m.th. qumësht me dhe pa kafe, çaj, çokollatë; një nga të paktën tre llojet e pijeve të ftohta, d.m.th. lëngje frutash me një zgjedhje prej të paktën tre shijesh, kroasan ose tartë me fruta/çokollatë ose pako biskotash ose pako me reçel frutash ose perimesh me çokollatë".

Po ashtu, kërkohet që çdo vakt, në mesditë dhe në mbrëmje, të ketë karakteristikat e mëposhtme: pjatë e parë e nxehtë (të paktën tre zgjedhje, njëra prej të cilave është e thjeshtë); pjatë e dytë e nxehtë (të paktën dy zgjedhje plus edhe një pjate vegjetariane ose një që përmban proteina bimore); pjatë anësore sezonale, me të paktën dy zgjedhje; bukë; fruta sezonale (dy zgjedhje); zgjedhje pijesh përveç ujit, lëngut të frutave ose pijeve të tjera. Pijet duhet të shërbehen në ambiente të posaçme 'me rubinet', ose me shishe të pahapura.

Në përbërjen e menuve ditore, furnizuesi duhet në çdo rast të sigurojë një zgjedhje të një pjate të dytë bazuar në mish ose peshk për vaktin e mesditës, për çdo ditë./ZËRI

Poll

MOS HUMB