Aktualitet

Kompania me fijet e lidhura te grupi i Pojës merr dritën jeshile për një kullë 12 katëshe në Radhimë

Megjithëse një entitet më vete, shoqëria “2B&U Company” sh.p.k” ka një lidhje të fortë integrale me kompaninë e vendosur nën sekuestro, “Vlora Cable”. Dhe kjo, jo vetëm për faktin se Vexhi Danaj është aksioner tek të dyja...

f.g
Kompania me fijet e lidhura te grupi i Pojës merr dritën jeshile
Nexhmedin Danaj

TIRANE- Një kompani fijet e të cilës të çojnë te grupi i akuzuar për veprimtari kriminale "Troplini" ka marrë disa ditë më parë dritën jeshile për ndërtimin e një kulle me 12 kate në Radhime. Këshilli Teknik në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës, strukturë në varësinë e ministrit Blendi Gonxhja i ka dhënë 'ok' kompanisë "2B&U Company" sh.p.k"

Në 29 korrik 2026, Këshilli Teknik ka miratuar “Raportin e miratimit arkeologjik në kuadër të projektit ‘Strukturë polifuksionale me dy korpuse me funksion banim, hotel dhe shërbime me 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 dhe 14 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë’ me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues subjekti “2B&U Company” sh.p.k.”.

Kompania me fijet e lidhura te grupi i Pojës merr dritën jeshile
Vendimi

Boldnews raporton se historia me këtë aplikim nis që në 17 dhjetor të vitit 2024, kohë kur ende SPAK nuk e kishte goditur grupin e njohur si "Poja". Në 17 dhjetor të vitit 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e Ramës, ka shqyrtuar aplikimin e kompanisë “2B&U Company” për këtë leje ndërtimi. Aplikimi nuk rezulton që të jetë refuzuar, ndërkohë që nuk gjendet zbardhur në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT).

Kompania me fijet e lidhura te grupi i Pojës merr dritën jeshile
Vendimi

Kush fshihet pas kompanisë "2B&U Compani shpk"?

Kompania është themeluar nga Vexhi Danaj, vëllai i Nexhmedin Danaj, i cili ishte pjesë e hetimit dhe sekuestrove që SPAK vendosi në maj të vitit 2025. Në 21 maj 2025, Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi se ishin nxjerrë rreth 50 urdhër-arreste për një grup të dyshuar kriminal, si të përfshirë në trafikun e kokainës nga Shqipëria në drejtim të Europës. Një pjesë e urdhër-arresteve ishin miratuar nga Gjykata e Barit, në Itali. Operacioni u emërtua “Ura”.Prokuroria e Posaçme identifikoi disa pasuri të anëtarëve të grupit të dyshuar kriminal. Mes tyre, SPAK-u deklaroi se kishte vendosur nën sekuestro pasuri të regjistruara në emrin e Nexhmedin Danaj, nga Vlora. Në listën e pasurive të sekuestruara ishte edhe një kompani e përfshirë në aktivitete mediatike, “Vlora Cable”. Shoqëria, e regjistruar në vitin 2012, rezultonte në emër të vëllezërve Nexhmedin e Vexhi Danaj, si edhe të një personi të tretë, N.G.

Në 23 maj 2025, vetëm dy ditë pas konferencës për media të organizuar nga Prokuroria e Posaçme me homologët e tyre nga Bari, dhe në një kohë kur nuk ishte zbatuar ende vendimi i gjykatës për sekuestron e pasurive, Nexhmedin Danaj kalon të gjithë aksionet e tij në kompaninë “Vlora Cable” tek vëllai i tij, Vexhi Danaj. Edhe kjo lëvizje rezultoi nul, pasi kompania mediatike u sekuesterua dy ditë më pas, më 23 maj 2025. Vexhi Danaj nuk rezulton i përfshirë drejtpërdrejtë në hetimet për “Grupin Troplini”. Ai figuron aksioner edhe në disa kompani të tjera, të cilat nuk janë vendosur nën sekuestro.

Një prej këtyre kompanive që kanë qenë në pronësi të Vexhi Danaj ishte edhe “2B&U Company” sh.p.k”. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2017, me objekt veprimtarinë në fushën e ndërtimit

Megjithëse një entitet më vete, shoqëria “2B&U Company” sh.p.k” ka një lidhje të fortë integrale me kompaninë e vendosur nën sekuestro, “Vlora Cable”. Dhe kjo, jo vetëm për faktin se Vexhi Danaj është aksioner tek të dyja.

Në dokumentat e dorëzuar nga “2B&U Company” sh.p.k në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se ajo ka të njëjtën adresë fizike dhe elektronike me “Vlora Cable”. Të dyja janë me seli në “lagjja 28 Nëntori, Sheshi Artur Rustemi, Pallati Nr.1174, Kati i parë” dhe me e-mail: “[email protected]” 

Kompania me fijet e lidhura te grupi i Pojës merr dritën jeshile
Adresa e dy kompanive

Në foto: Kompania “2B&U Company” shpk ka të njëjtën adresë fizike dhe elektronike me shoqërinë e sekuestruar, “Vlora Cable” Dukshëm, megjithëse subjekte të ndryshme, dy kompanitë kanë vepruar si një enitet i vetëm, megjithëse me një diferencë në letra-Nexhmendin Danaj nuk rezultonte pjesë e “2B&U Company” sh.p.k”.

Kjo kompani, në mesin e dhjetorit 2024, aplikon pranë Këshillit Kombëtar të Territorit për leje ndërtimi për kullën 12-katëshe. Ishte koha kur Nexhmendin Danaj ende nuk ishte shfaqur zyrtarisht si pjesë e “Grupit të Pojës”.

Koha eci dhe Nexhmendini u përfshi në mesin e vitit 2025 si anëtar i grupit të dyshuar kriminal, ndërkohë që aplikimi i kompanisë “2B&U Company” sh.p.k” për leje ndërtimi po kalonte në zyrat burokratike.

Në Prill 2026, pronari i saj, Vexhi Danaj, vendosi t’i dhurojë të gjithë aksionet e kompanisë tek fëmijët e tij: Ultiger, Brisilda dhe Brikena Danaj.

Kjo treshe është tashmë pronare e “2B&U Company” sh.p.k”./ZËRI

Poll

MOS HUMB