Ergys Verdho
TIRANË- Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Mësohet se Verdho është paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me një dosje, por ende nuk bëhet e ditur për cilën.
Vetë Verdho pasi doli nga Godina nuk dha prononcim për mediat. Ai më herët ka mbajtur poste të rëndësishme, si drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe më pas në krye të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare./ZËRI
Poll