Aktualitet

'Na jep 6 mijë euro...' 20-vjeçari merret peng dhe dhunohet, 2 vëllezërit në kërkim, bashkëpunëtori në pranga

Lidhur me rastin në pranga është vendosur Brajan Habazaj, ndërsa në kërkim janë shpallur dy vëllezërit Roberto dhe Leandro Lapa.

F.I
'Na jep 6 mijë euro...' 20-vjeçari merret peng dhe
PAMJE NGA ARRESTIMI

VLORË- Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia pas një rasti pengmarrjeje të ndodhur mbrëmjen e 20 majit në Vlorë, ku një person dyshohet se është mbajtur me forcë dhe është dhunuar me qëllim përfitimin e një shume monetare. Lidhur me rastin në pranga është vendosur Brajan Habazaj, ndërsa në kërkim janë shpallur dy vëllezërit Roberto dhe Leandro Kapllani Lapa.

Blutë njoftojnë se 24-vjeçari në bashkëpunim me vëllezërit Lapa kanë marrë me forcë në automjetin në përdorim të dy vëllezërve, një 20-vjeçar, dhe më pas e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e shumës 6000 euro.

Njoftimi i policisë:

Morën me forcë në automjet, një 20-vjeçar, dhe më pas e dhunuan, me qëllim përfitimin e një shume monetare, identifikohen shtetasit e implikuar në këtë ngjarje.

Vihet në pranga 1 nga autorët, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Vlorë, menjëherë pas marrjes së informacionit për një shtetas që e kishin marrë me forcë në automjet, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasit R. L., 30 vjeç dhe L. K.(L.), 34 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Risili, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë në automjetin në përdorim të dy vëllezërve, një 20-vjeçar, dhe më pas e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e shumës monetare 6000 euro.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast./ZËRI

Poll

MOS HUMB