Aktualitet

(VIDEO) Benet Beci paraqitet në SPAK! Mesazhi që "fundosi" kryebashkiakun e Shkodrës...(Akuza)

Pasi qëndroi për rreth dy orë në SPAK, Beci zgjodhi të mos komentonte për mediat, duke mos dhënë detaje për parqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.

zh.ll
(VIDEO) Benet Beci paraqitet në SPAK! Mesazhi që "fundosi"
Benet Beci

TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posacme (SPAK), për t'iu komunikuar mbyllja e hetimeve dhe marrja zyrtarisht si i pandehur. Pasi qëndroi për rreth dy orë në SPAK, Beci zgjodhi të mos komentonte për mediat, duke mos dhënë detaje për parqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Më 23 tetor, ndaj Becit u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, ndërsa në prill të vitit 2025, kryebashkiaku socialist u mor i pandehur. Ai është marrë nën hetim nga SPAK për shkeljen e barazisë në tenderë apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik”. 

Konkretisht Benet Beci akuzohet për aferën në një tender me vlerë deri në 800 mijë euro. Edhe këtë herë, afera e tenderit, u zbulua gjatë hetimeve dhe sekuestrimit të telefonit të ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit dhe bashkëshortes së tij.

Një mesazh në telefon: "500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë", i dërguar Becit nga Berberi, u fut në listën e provave. Më pas, gara në tender dhe fituesi, konfirmuan aferën. 

Vitin që lamë pas, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci u paraqit disa herë në SPAK për t'u marrë në pyetje, madje pati aludime se ndaj tij ishte ngritur akuzë. Asokohe u tha se ndaj Becit kishte nisur një hetim pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Evis Berberit, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Sipas saj, ka patur komunikime që lidhen me Becin, pasi e shoqja e Berberit punonte në KESH, institucion që dikur drejtohej nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës. Por edhe pse vizitat e Becit në SPAK kanë qenë që në nëntor, deri më sot nuk ka pasur asnjë njoftim se ai është nën akuzë për veprat penale të lartpërmendura./ZËRI

Poll

MOS HUMB