TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e vrasjes së gjyqtarit Atrit Kalaja. Sipas bluve të kryeqytetit, dyshohet se autori që shkrepi armën drejt gjyqtarit është 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, pra nipi i Gjon Shkëmbit. Ky i fundit, ka qenë palë në gjyqin e sotëm për çështje pronësie, dosje që po shqyrtohej nga gjytari Kalaja. Si pasojë e të shtënave janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i ngjarjes është ka pranuar vrasjen, duke thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, është shprehur Elvis Shkëmbi, në deklaratën paraprake, menjëherë pas arrestimit nga uniformat blu.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

