Aktualitet

Kush është "Isida", DETEKTIVJA private që tentoi të heqë përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit

Kipi është vënë nën hetim për veprën penale “Kryerje e veprimeve që zbulojnë zbardhjen e të vërtetës”, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës.

F.I
Kush është "Isida", DETEKTIVJA private që tentoi
Erjon Llapushi

POGRADEC-Isida Kipi është dedektivja private që ka tentuar të heqë paisjet përgjuese të Policisë së Shtetit, që ishin vendosur në banesën e personit në kërkim, Erjon Llapushi. Një person në lidhje familjare e Erjon Llapushit, rezulton të ketë kontraktuar Isida Kipin me qëllim, zbulimin e përgjuesit.

Gazetari Elton Qyno shkruan se Kipi, ka kryer veprime me paisje elektronike dedektorë për të gjetur vendin ku ishin vendosur paisjet përgjuese. Raportohet se detektivja nuk ka arritur të gjejë përgjuesin që mendohet se është vendosur në banesën e Llapushit. Kipi është vënë nën hetim për veprën penale “Kryerje e veprimeve që zbulojnë zbardhjen e të vërtetës”, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës.

Kujtojmë se në janar të vitit 2025, mbi 200 punonjës të forcave RENEA, FNSH, Operacionales dhe “Shqiponja” kërkuan për disa orë me radhë 37-vjeçarin Erjon Llapushi në Pogradec, një ndër 5 personat më të kërkuar.  Në zonën ku dyshohet se fshihej Llapushi, por edhe në banesat e 6 të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, thika, armë dhe drogë.

Llapushi është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2021 vrau kamarierin në një restorant në Elbasan, Gazment Kurmaku.  Më 25 janar 2025 Gjykata e Elbasanit dënuoi në mungesë me 17 vite burg Llapushin, për veprën penale "vrasje me dashje". Më parë, Llapushi është akuzuar dhe dënuar për armëbjatje pa leje, plagosje, tentativë për vrasje, Shtrëngim për dhënien e pasurisë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB