Aktualitet

Kush i prishi planet për kullën te “Juvenilja”?/ SMS-të zbulojnë strategjinë e kartelit: Televizion dhe portal me Beson, top fare!

Planet për ndërtimin e një kulle në zonën e njohur si “te Juvenilja”, nga e cila grupi i dyshuar kriminal priste të përfitonte miliona euro, u ndërprenë pas sekuestrimit dhe më pas konfiskimit të pjesës së pasurisë në pronësi të Denis Matoshit, i njohur si Eldi Dizdari.

f.g
Kush i prishi planet për kullën te “Juvenilja”?/
Foto ilustruese

TIRANË – Një seri komunikimesh të zbardhura nga dosja e SPAK hedhin dritë mbi planet e grupit të Artur Shehut, Alfred Hamzait dhe Ardian Zykajt për të investuar në ndërtim dhe media me para që dyshohet se rridhnin nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Në qendër të bisedave është një truall në zonën e njohur si “te Juvenilja”, ku të përfshirët diskutonin blerjen e sipërfaqeve të tokës dhe ndërtimin e një kulle, nga e cila prisnin të siguronin fitime milionëshe. Siç ZËRI raportoi, kjo pasuri ndodhet ngjitur me stadiumin Air Albania dhe aktualisht është shpronësuar dhe shërben si "Shkolla e Biçikletave". Por përpara se të bëhej shpronësimi, planet e grupit ishin që te kjo tokë të ndërtoheshin pallate. 

“Hedh 100 mijë euro në blerje toke dhe fiton të paktën 2 milionë euro në ndërtim”, thuhet në një nga mesazhet që Zykaj i dërgon Hamzait. 

Sipas komunikimeve, anëtarët e grupit kishin marrë garanci se projekti do të miratohej dhe diskutonin hapur për ndarjen e përfitimeve.

“Besua ma siguroi që do ndërtohet aty”, referuar shtetasit Besnik Myftari, shkruan njëri prej tyre, ndërsa në një tjetër mesazh thuhet: “Shokët e mi do ndërtojnë, e sigurtë”.

Në biseda përmendet disa herë edhe ideja për të investuar në media.

“Dhe televizioni me Beson është top fare. Bëheni të paprekshëm fare”, thuhet në një nga komunikimet, duke treguar sesi ndërtimi dhe media konsideroheshin si mjete për pastrimin e parave dhe rritjen e ndikimit.

Por planet për ndërtimin e kullës duket se morën një kthesë të papritur pas ndërhyrjes së autoriteteve.  Sipas dosjes hetimore, një pjesë e pronës rezultonte në zotërim të Denis Matoshit, i njohur si Eldi Dizdari, pasuri e cila më pas u sekuestrua dhe më vonë u konfiskua me vendim gjykate.

Pas sekuestrimit të pjesës takuese të Matoshit, grupi dyshohet se hoqi dorë nga projekti për ndërtimin e kullës dhe ndryshoi strategji. Në vend të përfitimit nga zhvillimi i pronës, fokusi u zhvendos te kompensimi financiar që do të vinte përmes procesit të shpronësimit nga shteti.

Në vijim, trualli u shpronësua për interes publik dhe bashkëpronarët përfituan dëmshpërblim nga fondet publike.

Komunikimet e zbardhura tregojnë gjithashtu përçmimin me të cilin të dyshuarit flisnin për pronarët e tokës, të cilët sipas tyre kishin pranuar me lehtësi të transferonin pjesë të pronës. Në mesazhe, ata i referohen pronarëve me terma denigrues dhe diskutojnë mënyrën se si këta të fundit kishin pranuar të kryenin dhurime apo kalime pronësie në këmbim të shumave relativisht të ulëta.

“Kanë bërë gati kontratën, do kalojë 150 m2 në emrin tim”, thuhet në një prej mesazheve, ndërsa në një tjetër diskutohet blerja e 300 metrave katrorë për rreth 100 mijë euro.

Bisedat Hamzai-Zykaj:

AIMCSV: dhe një gjë, ajo toka te juvenilia. Kanë bërë gati kontratën, do kalojë 150 m2 në emrin tim dhe duan një 50. Dhe mbasi të mbarojë kjo, do bëjnë prapë të njëjtën gjë për 150 të tjera, total 300 për 100 euro.

7B9F5E:A i the Besua do bëhet pallat dhe ja vlen se fiton të paktën 2 milion euro.

AIMCSV: 150 m2 tokë te Juvenilia bëne 50 euro dhe e kalojne në emrin tim. E kanë bërë për firmë vetëm.

7B9F5E: po po normal derman

AIMCSV: po Besua ma siguroj që do ndërtohet aty, se i tha Rama. Dhe toka aty vlen se fiton në ndërtim shumë fare.

AIMCSV: hedh 100 mijë euro në blerje toke dhe fiton të paktën 2 milion euro në ndërtim.

AIMCSV: të rregullt

7B9F5E: këtë e kam me certifikatë. Kushëriri e di, capricos.

AIMCSV: se mban mend kur ta kam bërë me beson si muhabet

AIMCSV: po ata i matin se në emrin e tyre është toka

7B9F5E: se mua më thanë që e di ti

AIMCSV: po po, kjo derman e kemi në xhep

AIMCSV: është me vlerë, dëgjo mua

7B9F5E: sa të iki covidi ka punë aty

AIMCSV: e punon mirë ai vllai adit

AIMCSV:e kam parë me sytë e mi

AIMCSV: dhe televizioni me Beson është top fare. Bëheni të pa prekshëm fare derman.

7B9F5E: te Juvenilia është toka, ta ka thënë Besua me këta te capricosh.

AIMCSV: dhe kjo jepet me % për ndërtim

7B9F5E: dhe këtu fitohet të paktën një 2 milion euro ndërtimi, ja vlen

7B9F5E: se kam parasysh kush e ka ngritur. Do pyes nesër e të them.

AIMCSV: po jo është ngritur me Juvenilian, do merret e gjitha

7B9F5E: jo vetë toka që do blejmë

AIMCSV:

si pronarë dhe se di

7B9F5E: aty do bëhet pallat i madh me thonë

7B9F5E: jo jo do prishet juvenilia, do bëhet pallat me thanë

7B9F5E: po po Besua ka ndërhyrë që do ndërtohet

7B9F5E:ai ma tha në fillim

7B9F5E: tha ka shumë interes

7B9F5E: ai ma bëri llogarinë

AIMCSV: prandaj të them

7B9F5E:të ata badallot e capricosh s’kam besim fare, unë derman

7B9F5E:300 m2 është e gjitha

7B9F5E: po nesër bëjme gjysëm 150 m2 për 50 mijë euro

7B9F5E: se ashtu e kanë ata, janë dy pronarë me thanë

7B9F5E: gjithmonë me llafin e Besos./ZËRI

Poll

MOS HUMB