Aktualitet

Kush po e vjedh ujin e Shëngjergjit, zbulohet biznesmeni në konflikt me banorët

Kjo kompani numëron dhjetëra dyqane në Tiranë në zona të njohura si' Komuna e Parisit' apo 'Don Bosko'.

F.I
Kush po e vjedh ujin e Shëngjergjit, zbulohet biznesmeni në konflikt
dyqan

TIRANË-Një situatë problematike është raportuar nga banorët e Shëngjergjit, lidhur me shfrytëzimin e burimit të ujit “Krullia”. Sipas banorëve burimi i Krullisë në fshatin Shëngjergj po merret me dhunë nga një individ me origjinë nga Puka që e shet ujin me emrin e fshatit. 

Por kush është biznesmeni pukjan që qëndron pas burimit? Blerim Ndou nga Puka, është administrator dhe pronar i vetëm i kompanisë “Burimi Krullia SHPK”. Kjo kompani numëron dhjetëra dyqane në Tiranë në zona të njohura si' Komuna e Parisit' apo 'Don Bosko'.

Kush po e vjedh ujin e Shëngjergjit, zbulohet biznesmeni në konflikt

Banorët pretendojnë se kompania po zhvillon punime në burim pa konsultim me publikun dhe pa transparencë mbi ndikimet afatgjata në mjedis dhe furnizim me ujë. Ata akuzojnë organet kompetente, përfshirë Komisariatin nr. 4 dhe institucionet lokale, se kanë injoruar ankesat dhe shqetësimet e banorëve, ndërkohë që i kanë dhënë mbështetje të hapur kompanisë “Burimi Krullia SHPK” 

Banorët e zonës shprehen se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të ushtruar presion mbi ta, duke i kërcënuar dhe duke i detyruar të mos kundërshtojnë ndërtimin dhe punimet për shfrytëzimin e burimit “Krullia”.

Banorët kërkojnëqë të merren masat e nevojshme për të hetuar dhe për të ndaluar çdo veprim të paligjshëm dhe presion të padrejtë ndaj popullatës, si dhe për të siguruar që projekti “Krullia” të realizohet në përputhje me ligjin. ZËRI ka kontaktuar me kompaninë dhe jemi në pritje të një informacion më të detajuar në lidhje me punimet që po zhvillon kompania në burimin e ujit dhe si nisi konflikti me banorët./ZËRI

Poll

MOS HUMB