Aktualitet

Ky është çifti shqiptar që u gjetën të vdekur në banesë, nëna e 36-vjeçarit me lot: Ishin mirë e bukur, nuk e di...

Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e Brest-it ku çifti është gjetur i vdekur nga policia, pasi janë njoftuar nga banorët e zonës se kishin dëgjuar të shtëna me armë.

zh.ll
Ky është çifti shqiptar që u gjetën të vdekur
Çifti dhe nëna e 36-vjeçarit

FRANCË- Fotoja që shihni më lart janë të Andon Janaqit 36-vjeç dhe Anjeza Zeneli 30-vjeç, çifti shqiptar me origjinë nga Korça, të cilët u gjetën të pajetë në banesën e tyre në Francë pasditen e të enjtes. Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e Brest-it ku çifti është gjetur i vdekur nga policia, pasi janë njoftuar nga banorët e zonës se kishin dëgjuar të shtëna me armë.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, sakaq bëhet me dije se çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Praprakisht dyshohet se burri ka vrarë fillimisht gruan me armë gjahu, pastaj ka vrarë veten. 

Ndërkohë, nëna e 36-vjeçarit, Floresha Janiqi ka folur për mediat, teksa rrëfen se nuk ishte në dijeni të konflikteve mes çiftit që kanë çuar deri në vrasjen makabre. Telefonata e fundit me djalin kishte qenë një ditë para ngjarjes, ku djali ishte shprehur i mërzitur, por pa i dhënë asnjë detaj më shumë. Sa i përket lajmit për ngjarjen, e moshuara thotë se është njoftuar nga nusja e djalit tjetër në Greqi. Më tej, e moshuara kërkon ndihmë për të sjellë trupin e djalin në Shqipëri, për shkak të pamundësisë.

“Jam në një gjendje që s’di se ca ka bërë. Nuk e di se ça ka bërë djali aty. Ishin mirë dhe bukur. Më tha një nga Franca, mori në telefon; më tha mblidh mendjen yt bir. Ka vrarë nusen dhe veten. Nuk e di që të kishin konflikte. Nuk di. Evlat e kishte ajo (për krushkën), evlat dhe unë. Ai vrau dhe veten e tij, dhe nusen. Mbrëmë më tha nusja e djalit tjetër që kam në Greqi “hape telefonin me patjetër”. E hapa, më tha “mblidh mendjen se Andoni ka vrarë veten dhe nusen”. Nusen e lajmëroi një komshi shqiptar i Andonit. Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë e bukur, me shpi, me karta, me të gjitha, kishin mosmarrëveshje në çift. Hera e fundit që fola ishte dje, në orën 14:30, fola si për herë të fundit me djalin. Mami jam i mërzitur më tha, do ta kalosh i thashë… Nuk e di përse ishte i mërzitur se ja mori telefonin djali i madh. Më tha ik mami se ma kërkon telefonin djali. Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba. Nuk kam komunikim me familjarët e nuses pas kësaj që ndodhi. Që kur u bë vrasja nuk më flasin më. Për fëmijët nuk e di a ka folur familja e nuses dhe se di çfarë kanë diskutuar për fëmijët. Jam përpjekur të flas por me thonë “nuk ke turp që na flet?”, është shprehur Floresha.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të enjtes, rreth orës 16:30. Sipas mediave franceze ka qenë një banorë i zonës që ka njoftuar policinë pasi kishte degjuar të shtëna me armë zjarrit. Më pas, pasi forcat e rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë zbuluar trupat e pajetë të çifti dhe një armë gjahu pranë tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB