Aktualitet

Lejuan ndërtimin e beach-barit/ Lihet në burg shefi i Komisariatit të Sarandës dhe një nga efektivët: Jemi të pafajshëm

Ata janë shprehur para trupës gjykuese se janë të pafajshëm dhe se kanë ushtruar detyrën në përputhje me ligjin.

F.I
Lejuan ndërtimin e beach-barit/ Lihet në burg shefi i Komisariatit
Gëzim Bashllari

SARANDË-Gjykata e Sarandës ka dhënë masat e sigurisë për shefin e Komisariatit Sarandë Gëzim Bashllari, dhe tre vartësve të tij, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe përfshirje në skemën korruptive që lejoi vijimin e punimeve të beach-barit 'Copacabana'.

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” 30 ditë ndaj Gëzim Bashllarit dhe Robert Cullajt, ndërsa për Ajdin Islamajn dhe Andi Duron u vendos masa “arrest në shtëpi”. Lidhur me ndërtimin pa leje të ‘Copacabana’ është pezulluar nga detyra edhe shefi i Krimeve në Sarandë, Blerim Tafçiu.

Ata janë shprehur para trupës gjykuese se janë të pafajshëm dhe se kanë ushtruar detyrën në përputhje me ligjin.

'Copacabana', i cili u shemb një ditë më parë (18 maj) nga IKMT, është në pronësi të Arjola Dhrami Bajos e cila është shpallur në kërkim prej 14 majit. Megjithatë, avokati i saj, pretendon se hapësira e plazhit disponon dokumentacion të rregullt dhe ka leje nga KKTU.

Prona në fjalë ka qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili u ekzekutua me tritol në makinën e tij në tetor të 2025. Ka dyshime se grupi kriminal mund të ketë kryer shpërthimin me tritol dhe të jenë autorë edhe të ngjarjeve të tjera në qytetin e Sarandës. Për lejimin e ndërtimit, dyshohet se janë dhënë ryshfete ndaj drejtuesve të policisë.

Aksioni nisi pas një denoncimi të mbërritur në Policinë e Shtetit, për ndërtimin pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen numër 1 në Sarandë, që çoi në arrestimin e 8 punëtorëve dhe shpalljen në kërkim të pronares Arjola Dhrami Bajo. Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB