Aktualitet

Makina përfundoi në liqen! Humb jetën 25-vjeçarja shqiptare në Kanada

Aksidenti tragjik ndodhi më 20 janar 2025 kur makina ku Agnesa Shukulli udhëtonte me një djalë përfundoi në liqenin e Ontarios

F.I
Makina përfundoi në liqen! Humb jetën 25-vjeçarja
Agnesa Shukulli

KANADA- Një 25 vjeçare humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik në Toronto të Kanadasë. Aksidenti tragjik ndodhi më 20 janar 2025 kur makina ku Agnesa Shukulli udhëtonte me një djalë përfundoi në liqenin e Ontarios, pranë Lakeshore Boulevard East.

Kur mbërritën forcat zjarrfikëse, njëri u gjet në çatinë e makinës, ndësa tjetri ishte ende brenda makinës. Të dy personat u shpëtuan, tha policia, duke shtuar se si djali dhe vajza u dërguan në spital. Vajza nuk mundi të mbijetonte plagëve por ndërroi jetë në spital.

Familja e saj tani po përballet me dhimbjen e paimagjinueshme të humbjes së një prej njerëzve të tyre më të shtrenjtë. Përveç kësaj, ata po përballen me sfidën financiare të kthimit të trupit të vajzës së tyre në Shqipëri, në mënyrë që të prehet në paqe në atdheun e saj. Familjarët kanë hapur një gofund për të mbledhur të ardhura për kthimin e trupit në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB