MALLAKASTËR- Një 51-vjeçar nga fshati Kapaj i Mallakastrës ka mbetur i plagosur pas një rënieje nga rreth 50 metra lartësi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, teksa 51-vjeçari Fluturim Salobehaj dyshohet se po punonte për riparimin e një tubacioni uji pranë fshatit. Për shkaqe ende të paqarta, ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në një terren të vështirë.
View this post on Instagram
Familjarët e kanë gjetur të dëmtuar dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e tij nga terreni i vështirë.
Pas operacionit të shpëtimit, Salobehaj është nxjerrë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ka pësuar disa fraktura, por ka arritur t’i mbijetojë rënies./ZËRI