TIRANË- Çudirat dhe ngjarje të paparashikueshme me personazhe të vetëshpallur "vipa", nuk kanë fund në rrjetin social, TikTok. Video me përmbajtje të ndryshme që mbushin rrjetet po reklamohen çdo ditë nga kjo platformë, ndërsa personazhet që janë bërë të njohur prej saj janë të shumtë. Këta të fundit, të gatshëm për të bërë çdo gjë, vetëm e vetëm që të tërheqin vëmendjen, për të përkthyer pastaj në famë dhe të ardhura (lekë).
Më e fundit vjen nga një personazh, një vajzë angeleze, e cila është bërë virale me deklaratën e saj ku thotë se ëshë martuar me personazhin e njohur të TikTok i njohur si Fire. Ky i fundit, emri i vërtetë i të cilit është Xhemal Uka, ndodhet në burg në Shqipëri. Ndëkrohë, vajza në fjalë thotë se ka ardhur posaçarisht për të nga Anglia. Madje, ka publikuar video gjatë mbërritjes në Shqipëri, e më pas me unazë në gisht. Në njërën prej video-ve, ajo shfaqet me unazën dhe deklaron se është martuar me 'Fire'.
Në video, vajza dëgjohet duke thënë se sapo janë martuar. Madje tregon dhe unazën e martesës, sipas të cilës, bëhet fjalë për unazën e mamasë së Fires.
Megjithatë, kjo mbetet për t'u verfikuar nëse kemi të bëjmë me një rast viral (për klikime) siç jemi mësuar të shohim, apo një ngjarje e vërtetë. Aktualisht, Fire është i burgosur, dhe në kushte ziolimi mungon prej kohësh në TikTok me live-it e tij, qoftë edhe për të konfirmuar apo mohuar martesën në fjalë./ZËRI