Aktualitet

Mashtruan klientët dhe përfituan 15 mijë euro, arrestohen dy punonjës të një agjencie udhëtimi

Dy të rinjtë kanë përfituar 15 mijë euro nga klientët, duke iu prerë vetëm bileta vajtje dhe jo kthimi

I.F
Mashtruan klientët dhe përfituan 15 mijë euro, arrestohen dy
Foto ilustruese

Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi mashtruan klientët e një agjencie udhëtimi. Sipas policisë në pranga kanë rënë Redi Hambari 24-vjeç dhe Kleo Kariqi 22-vjeç. Dy të rinjtë kanë përfituar 15 mijë euro nga klientët, duke iu premtuar atyre se do të siguronin paketën e udhëtimit të plotë, ku në të përfshiheshin biletat vajtje-ardhje dhe akomodimi në hotel, por ata kanë rezervuar vetëm biletën për vajtje në destinacion. Ata akuzohen për “Mashtrim” të kryer në bashkëpunim dhe “"Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

"Ndalohen 2 shtetas, punonjës të një agjencie turistike, pasi dyshohet se kanë përfituar rreth 15 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Travel". Si rezultat i operacionit u ndaluan shtetasit:

K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim, "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P.

Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB