Aktualitet

Matura shtetëtore 2026/ Ministrja Kumbaro: Pajisjet eletronike rreptësisht të ndaluara, rrezikohet përjashtim nëse...

Sipas ministres, përdorimi i celularëve, orëve inteligjente dhe pajisjeve të tjera elektronike do të jetë rreptësisht i ndaluar

l.k
Matura shtetëtore 2026/ Ministrja Kumbaro: Pajisjet eletronike
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro foli sot rreth provimeve shtetërore që do të zhvillohen gjatë muajit qershor për të gjithë maturantët. Ajo tha se ministria ka nisur përgatitjet para provimeve, duke zhvilluar modele provimesh të ngjashme me ato të maturës. Kumbaro foli edhe për masat e rrepta disiplinore që do të ndiqen gjatë zhvillimit të provimeve.

Sipas ministres, përdorimi i celularëve, orëve inteligjente dhe pajisjeve të tjera elektronike do të jetë rreptësisht i ndaluar, duke sjellë edhe përjashtimin e nxënësve nga provimi nëse identifikohen duke përdorur këto pajisje. Kumbaro theksoi se qëllimi i këtyre masave është garantimi i një procesi të rregullt, të drejtë dhe të sigurt për maturantët në të gjithë vendin.

“Ka qenë një proces i përditshëm për maturantët. Ka filluar me publikimin online të modeleve të provimeve disa muaj më parë, duke u dhënë mundësinë të ushtrohen. Dhe ka kulmuar me testet provë në qendrat e provimeve, ku janë simuluar provimet e maturës, pikërisht në të njëjtat kushte siç do të zhvillohen në datat 2, 9, 16 dhe 23 qershor, që nga organizimi logjistik deri te masat e sigurisë, ndarja në klasa dhe zhvillimi i provimit sipas kohëzgjatjes përkatëse.

Kemi 144 qendra provimi në të gjithë vendin dhe mbi 170 monitorues direkt nga Ministria e Arsimit nëpër shkolla. Është një proces që përfshin Ministrinë e Arsimit, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale Arsimore, Zyrat Vendore Arsimore dhe sigurisht Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Kemi nisur dhe po zhvillojmë një fushatë sensibilizimi për maturantët mbi atë çfarë nuk lejohet gjatë provimit, ku patjetër celularët, orët inteligjente dhe çdo pajisje e këtij lloji janë rreptësisht të ndaluara. Çdo shkelje e këtij rregulli do të sjellë automatikisht përjashtimin e maturantit nga provimi. Pra, është një kosto që unë uroj të mos e marrë përsipër asnjë maturant, duke hedhur poshtë vitet e shkollimit vetëm për një gabim të tillë të pafalshëm”, tha ministrja Kumbaro.

Provimet e Maturës Shtetërore për këtë vit do të zhvillohen në këto data: 2 qershor (Gjuhë e huaj), 9 qershor (Gjuha shqipe dhe Letërsia), 16 qershor (Matematika) dhe 23 qershor (Provimi me zgjedhje). Procesi dotë zhvillohet në 144 qendra provimi në të gjithë vendin./ZËRI

Poll

MOS HUMB