Aktualitet

"Fshesa" e ndërtimeve pa leje në bregdetin e jugut, IKMT "zbarkon" në Qeparo, Llogara dhe Himarë (VIDEO)

Sipas njoftimit publik, në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, u prish një objekt pa leje me sipërfaqe 53 metra katrorë, njëkatësh, i ndërtuar me muraturë dhe i mbuluar me soletë. 

zh.ll
"Fshesa" e ndërtimeve pa leje në bregdetin e jugut, IKMT
aksioni i ikmt

VLORË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar aksionin kundër ndërtimeve pa leje në bregdetin e jugut, duke shembur disa objekte në zonat e Qeparos, Llogarasë dhe Himarës.

Sipas njoftimit publik, në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, u prish një objekt pa leje me sipërfaqe 53 metra katrorë, njëkatësh, i ndërtuar me muraturë dhe i mbuluar me soletë. 

Gjithashtu, ndërhyrje pati edhe pranë plazhit të Filikurit në Bashkinë Himarë, ku u shemb një objekt me mur guri dhe betoni, me gjatësi 290 metra dhe lartësi 2 metra.

Ndërkohë, në Qeparo, IKMT shembi një objekt dykatësh me konstruksion betonarme dhe metalik. Godina ishte ndërtuar pa leje dhe kishte një sipërfaqe totale prej 264 metrash katrorë.

Ky aksion i IKMT-së vjen në vazhdën e një operacioni të gjerë kundër ndërtimeve pa leje në bregdet, kryesisht pas atyre të zbuluara në qytetin bregdetar të Sarandës. Situata në Sarandë, pak ditë më parë, çoi në shkrirjen e kupolës drejtuese të Komisariatit të Sarandës, pas dyshimeve për ryshfet për lejimin e ndërtimeve pa leje./ZËRI

Poll

MOS HUMB