
TIRANË-Prokurori Altin Dumani kërkoi që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia të rikandidojnë sërish pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Dumani u shpreh kundër riemërimit pa garë. Sipas Kreut të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vlerësojë nëse prokurori përkatës që rikandidon ka bërë një punë të mirë gjatë 9 viteve, për t’i dhënë mundësinë e një mandati tjetër. Ky propozim sipas Dumani, do të mundësonte rinovimin e kolektivit të SPAK, por edhe vazhdimësinë e veprimtarisë së institucionit. Në një opsion të dytë, Dumani u shpreh se pas përfundimit të mandatit 9-vjecar të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit.
Altin Dumani:E para çështjet kaq të ndjeshme, si çështje statusi, ku varet edhe fati personal i prokurorëve dhe institucionit, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Unë si kreu i SPAK nuk kam deklaruar apo propozuar ndonjë ndryshim pa u konsultuar me gjithë politikën e prokurorëve. Kemi shkuar drejt një propozimi i mandatit. Për ta filluar me rinovimin e mandatit pranë SPAK. Kemi propozuar jo rinovim automatik. Propozimi i SPAK është të bëhen ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, tu jepet mundësia për të rikandiduar së bashku me prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm. Në këtë mënyrë rinovohet kolektivi i SPAK, por bëhet e mundur dhe vijimësia e veprimtarisë së institucionit, për ata prokurore që duan të vazhdojnë në SPAK. Është një mundësi shumë e mirë që përmes kësaj formule, prokurorët në SPAK të rikandidojnë, por t’u thuhet faleminderit për 9 vjet, por nuk mund të vazhdoni më tej sepse në vlerësimin e këshillit si organ kompetenct performaca juaj gjatë nuk është e atillë që të të jap një mundësi të dytë për të rinovuar në këshill dhe të vazhdosh të ushtrosh funksionet në SPAK. Variant i dytë, i cili nga pikëpamja ligjore është më e thjeshtë. Prokurorët e SPAK të kenë mundësi që pas mandatit 9-vjecar të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit. Unë jam për variantin e parë dhe të gjithë ne prokurorët jemi që pas përfundimit t’u jepet mundësia të rikandidojnë. Jemi kundër riemërimit automatik.