Aktualitet

Mbështetja e autorit të vrasjes së gjyqtarit merr të tjera përmasa, hapet "GoFoundMe" për Elvis Shkambin

Një lumë komentesh është vënë re pothuajse në çdo postim të mundshëm që zbardh ekzekutimin e gjqytarit Kalaja.

zh.ll
Mbështetja e autorit të vrasjes së gjyqtarit merr të tjera
elvis shkambi

TIRANË- Reagimet në rrjete sociale për vrasjen e gjqytarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në krye të detyrës nga Elvis Shkambi ka marrë të gjithë vëmendjen. Një lumë komentesh është vënë re pothuajse në çdo postim të mundshëm që zbardh ekzekutimin e gjyqtarit Kalaja. Pak ditë më parë ZËRI solli vetëm një pjesë të kësaj "lëvizjeje" në rrjet, me komentues të cilët njëzëri mbështesin hapur autorin e krimit.

Por, ky qëndrim i qytetarëve nuk mbyllet vetëm me kaq dhe nuk është lënë vetëm brenda rrjeteve, por tashmë ka marrë përmasa më të mëdha deri aty në hapjen e një GoFoundMe. Kjo me qëllim mbledhjen e fondeve për autorët e krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin "Suport for legal right for all". 

"Ky GoFundMe është krijuar me mirëbesim dhe për një kauzë të drejtë — jo për të mbrojtur një akt dhune, por për të mbrojtur të drejtën për përfaqësim të drejtë dhe për të siguruar që Elvisi dhe Gjoni të kenë qasje në mbrojtje ligjore të aftë dhe të pavarur. Historia e tyre, si shumë të tjera, meriton të dëgjohet plotësisht dhe në mënyrë të drejtë — jo të reduktohet në tituj kryesorë apo rrëfime politike.

Mbështetja juaj do të shkojë drejtpërdrejti drejt:
• Sigurimi i mbrojtjes ligjore profesionale dhe të pavarur,
• Mbulimi i tarifave gjyqësore dhe të dokumentacionit,
• Mbështetja e transparencës dhe llogaridhënies gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Ne besojmë se çdo qytetar meriton një gjykim të drejtë, të vërtetën dhe drejtësinë — pavarësisht rrethanave. Kjo ka të bëjë me sigurimin që drejtësia të zbatohet në mënyrë të barabartë, me dhembshuri dhe integritet, jo përmes presionit politik apo mediatik. Le të bashkohemi jo rreth fajit, por rreth parimit se çdo histori meriton të dëgjohet dhe se drejtësia duhet t'u shërbejë njerëzve - jo anasjelltas.", theksohet në përshkrimin e faqes së GoFoundMe të organizuar nga një familjar i ti tyre, Francesk Shkambi. 

Elvis Shkambi dhe xhaxhi i tij, Gjon Shkambi, janë njohur sot me masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e gjqytarit Astrit Kalaja. Po ashtu, në arrest me burg ëshë lënë edhe roja e sigurisë së Gjykatë së Aplelit, Banush Koxhaj, nën akuzën e "shpërdorim detyre".

Si ndodhi ngjarja?

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB