Bota

Mbytën me jastëk të atin në banesë, zbardhet dëshmia e 3 të rinjve: Ishte i pisët, s'duruam dot më

Pasi i morën jetën, në përpjekje për të mashtruar autoritetet, i kanë hequr rrobat viktimës, i vendosën një thikë në dorë dhe e hodhën në bodrumin e shtëpisë. Atje ku edhe e ka gjetur Policia greke. 

k.m.

Mbytën me jastëk të atin në banesë, zbardhet

GREQI- “66-vjeçari ishte i padisiplinuar, kishte probleme psikologjike dhe shpërthime. Ai nuk kujdesej për veten, ishte pis. Nuk duruam dot më,”-kështu janë shprehur djali, vajza dhe dhëndri i 66-vjeçarit që u vra në Greqi nga njerëzit e tij më të afërt. Sot, mediat greke bënë me dije të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen tragjike në Greqi, ku motër e vëlla dhe bashkëshorti i vajzës vranë duke mbytur me jastëk babain e tyre.

Sipas "Protothema", dyshohet se motivi i vrasjes ka qenë financiar pasi në shtëpi janë gjetur 12 mijë euro, por sërish kjo teori është e pakonfirmuar.  Krimi ka tronditur komunitetin lokal, kryesisht për egërsinë e tij, pasi autorët dyshohet se kanë sulmuar 66-vjeçarin (i paidentifikuar me emër) teksa ai ishte duke fjetur dhe më pas i kanë vendosur një jastëk në fytyrë duke e mbytur. Pasi i morën jetën, në përpjekje për të mashtruar autoritetet, i kanë hequr rrobat viktimës, i vendosën një thikë në dorë dhe e hodhën në bodrumin e shtëpisë. Atje ku edhe e ka gjetur Policia greke. 

Çfarë i tradhtoi autorët e krimit të tmerrshëm?

Para krimit, djali 22-vjeçar kishte telefonuar autoritetet dhe kishte thënë se i ati e kishte sulmuar dhe tentuar ta përdhunonte. Pretendimet e autorëve të dyshuar nuk kanë bindur askënd dhe pas një hetimi të plotë nga Policia është zbuluar e gjithë ngjarja. Në fakt, telefonata e 22-vjeçarit është vlerësuar nga autoritetet si e dyshimtë dhe kanë kthyer vëmendjen tek ai.

“Pretendimet se djali ishte sulmuar nga babai i tij nuk ishin bindëse. Bëhet fjalë për një burrë shtatlartë ndërsa viktima ishte i imët,”-thanë burime nga policia greke.

Pas krimit, autorët kishin djegur provat e krimit (jastëk, rroba dhe rroba) jashtë shtëpisë, disa prej të cilave janë gjetur dhe konfiskuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB