Aktualitet

Me mbi 3 kg kokainë në furgon, arrestohet 32-vjeçari në Muriqan (EMRI)

Ai u kap me 3.4 kilogramë kokainë të një cilësie të lartë, e ndarë në 3 pako.

F.I
Me mbi 3 kg kokainë në furgon, arrestohet 32-vjeçari në
PAMJE NGA NGJARJA

SHKODËR-Një 32-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër. Ai u kap me 3.4 kilogramë kokainë të një cilësie të lartë, e ndarë në 3 pako. Adriatik Rrasa e kishte fshehur drogën në tavanin e furgonit që drejtonte. Nga kontrolli në furgon u gjetën gjithashtu 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga policia, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”. Sekuestrohen në hyrje të vendit, 3.430 kg Kokainë dhe mallra të kontrabanduara.  Arrestohet drejtuesi i furgonit me të cilin transportoheshin lënda narkotike dhe mallrat.

Si rezultat i intensifikimit të punës dhe kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, lëvizjen e sigurtë të shtetasve, si dhe eliminimin e rradhës gjatë kësaj periudhe festive, shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Adriatik  Rrasa, 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli i kryer në furgonin që drejtonte 32-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 3.430 kg Kokainë, e ndarë në 3 pako. Gjithashtu, u gjetën 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB