Aktualitet

'Metamorfoza'/ Shtyhet seaca në GJKKO, gjobitet avokatja e Astmer Bilali, pezullohen afatet e paraburgimit

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një pjesë të anëtarëve të dosjes Metamorfoza, ku personat e dyshuar janë arrestuar pas bisedave në aplikacionet e koduara. 

F.I
'Metamorfoza'/ Shtyhet seaca në GJKKO, gjobitet avokatja e Astmer
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Është zhvilluar këtë të premte gjyqi për dosjen “Metamorfoza”. Seanca është shtyrë për shkak se në sallën e gjyqit mungonin avokatët. Bëhet me dije se seanca e radhës do të zhillohet më datën 5 qershor ora 15:00. Mësohet se është gjobitur me 30 mijë lekë të reja avokatja e Astmer Bilalit dhe se pezullohen afatet e paraburgimit deri në seancën e ardhshme.

Në seancën e 7 majit, Gjykata e Posaçme ndau çështjen penale për dosjen ‘Metamorfoza’, pasi pranoi pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar. GJKKO ndau më vete Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe Behar Brajoviçin (Bajri), duke qenë se kanë vepra më të rënda penale se të akuzuarit e tjerë. Të tre këta do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një pjesë të anëtarëve të dosjes Metamorfoza, ku personat e dyshuar janë arrestuar pas bisedave në aplikacionet e koduara. 

Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 

Behar Bajri, akuzohet për vrasje si edhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. 

Ndërkohë ish-zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, akuzohet për sigurim i kushteve për vrasje të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ish Shefi i Operacionales Oltion Bistri akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Poll

MOS HUMB