
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga grupi kriminal i trafikut të armëve ku në pranga kanë rënë 10 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Një pjesë e armët vinin nga Kosova, të cilat i kalonin në kufi kalonin me makina të vogla. Kur hynin në territorin shqiptar, armët fshiheshin brenda motorëve të makinave.
Grupi kishte bazë edhe në Shqipëri, konkretisht në Burrel, ndërsa disa prej antarëve të grupit janë kapur duke shitur armë edhe në Shkodër e Laç. Çmimet e pistoletave që shisnin varionin nga 500 deri në 2500 euro. Armët që grupi kriminal shiste ishin pistoleta, edhe të llojit Glock, si edhe automatikë.
Grupi u godit pas një hetimi 5 mujor, ku në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle” u arrestuan 10 të rinj, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi./ZËRI