Aktualitet

Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit! Shakaj e mbajti trupin e tij mbi 24 orë në makinë, e çoi në Ibë me karrotrec, gjurmë baruti...

Pronari i karrotrecit ka pohuar se automjeti e kishte lënë pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi Shakaj i kishte thënë se makinën e kishte me defekt.

F.I
Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit! Shakaj e mbajti trupin e tij mbi
Armand Shakaj dhe Eglant Koçi

TIRANË-Detaje tronditëse janë zbardhur lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i humbur që prej 4 qershorit. Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autor të dyshuar për zhdukjen e mikut të tij të ngushtë, Eglant Koçi, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit mendohet se ndodhej edhe trupi i 34-vjeçarit, drejt zonës së Ibës.

Lëvizja e mjetit, ku ndodhej trupi i 34-vjeçarit dyshohet të jetë kryer më datën 6 qershor. Policia identifikoi pronarin e karrotrecit dhe e shoqëroi për ta marrë në pyetje. Ai ka pohuar se automjeti e kishte lënë pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi Shakaj i kishte thënë se makinën e kishte me defekt. Prej andej, thotë dëshmitari, nuk di më se çfarë ka ndodhur pasi është larguar dhe nuk kishte ide se çfarë kishte brenda në makinë.

Ndërkohë, në ambientet e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi, ekspertët kanë konstatuar gjurmë mbetjesh baruti. Grupi hetimor është në pritje të rezultateve të ekspertizës laboratorike, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Po ashtu burime bëjnë me dije se 41-vjeçari, Armand Shakaj ka ndryshuar të paktën 6 numra telefoni gjatë ditëve të fundit, në një përpjekje të vazhdueshme për të shmangur lokalizimin nga strukturat ligjzbatuese.

Kërkimet për gjetjen e Eglant Koçi janë përqëndruar në zonat përreth Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit. Ndërkohë po punohet edhe për lokalizimin e Armand Shakajt, i cili vijon të jetë në arrati./ZËRI

Poll

MOS HUMB