TIRANË- Në një konferencë për shtyp, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula njoftoi se tre inspektorë të AKU-së janë dërguar për verifikim disiplinor, ndërsa katër të tjerë do t’i nënshtrohen po ashtu masës disiplinore, duke e çuar numrin total në shtatë.
Sula u ndal edhe teks skandali që zbuloi AKU në Shkodër, ku subjekti “MODI” sh.p.k. edhe pse nuk ka të drejtë të heqë shiritiN e bllokimit dhe të lëvizë mallin, dyshohet se i gjithë misri Aflatoksinë B1 mbi normat e lejuara është hedhur në treg, duke rrezikuar rënde shëndetin e qytetarëve.
Sipas Inspektorit të Përgjithshëm, nga verifikimet rezultoi se sasia ishte e përzier dhe pa gjurmueshmëri, ndërsa në kontrollin fizik të 4 marsit 2026 u gjetën vetëm 9.5 tonë, duke ngritur dyshime për lëvizje të paligjshme të produktit. Sula theksoi se ka indicie të forta që një pjesë e sasisë është hedhur në treg, pasi të dhënat nga Tatimet tregojnë tregtim prej rreth 119 ton gjatë periudhës nëntor 2025 – shkurt 2026.
Ai bëri me dije se AKU ka marrë masa të menjëhershme: bllokimin e produktit, vendosjen e 5 gjobave, urdhërimin e asgjësimit deri më 3 prill 2026 dhe referimin e rastit në Prokurori për shkelje penale, përfshirë përdorimin dhe tregtimin e produktit të pasigurt.
Ndërkohë për një subjekt tjetër, emri i të cilit nuk bëheti i ditur që tregton vezë dhe pula, rasti ka kaluar për hetim në shkallën e parë dhe pritet të ketë edhe hetim penal ndaj subjektit tregtar./ZËRI