Aktualitet

Momenti me VIDEO, avokatja e Jurgis Çyrbjes shkon në SPAK: Klienti im s'është marrë në pyetje

Bruna Kullolli u paraqit sot në mëngjes në ambientet e SPAK, teksa klienti i saj u soll mbrëmë në Tiranë pasi u arrestua në banesën e tij në Durrës.

k.m.
Momenti me VIDEO, avokatja e Jurgis Çyrbjes shkon në SPAK: Klienti
Bruna Kullolli

TIRANË- Avokatja e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja ka shkuar në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bruna Kullolli u paraqit sot në mëngjes në ambientet e SPAK, teksa klienti i saj u soll mbrëmë në Tiranë pasi u arrestua në banesën e tij në Durrës. Sot ajo ka tërhequr materialet hetimore të grumbulluara nga SPAK. Pasi ka dalë nga godina, ajo u shpreh se Çyrbja nuk është marrë asnjëherë në pyetje lidhur me çështjen për të cilën SPAK lëshoi mandat arresti ndaj tij.

MOMENTI ME VIDEO:

Me urdhër të SPAK është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 20 tetor, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin javën e kaluar, një ditë pasi u thirr nga prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB