
BURREL- Një 41-vjeçare, e identifikaur si Fetie Cani ka humbur jetën në Burrel pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00, të ditës së sotme, pranë zonës së Gjykatës së Burrelit. Zjarri ka rënë në banesën e një të moshuare. Kjo e fundit ka arritur që të dalë nga banesa në kohë, por vajza e saj, e cila ka qenë e paralizuar nuk ka mundur dot, e si pasojë ka ndërruar jetë brenda banesës për shkak të asfiksisë që i ka shkaktuar tymi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41 vjeçe (vajza e shtetases Sh.C). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI