Aktualitet

Moti i keq dhe dëbora, Policia e Shtetit: Tregoni kujdes! Vendosni zinxhirë dhe goma dimërore

Reshjet e dendura të dëborës të shoqëruara me erë të fortë kanë nisur pasditen e sotme.

k.m.
Moti i keq dhe dëbora, Policia e Shtetit: Tregoni kujdes! Vendosni
Pamje nga videoja

BULQIZË- Edhe Bulqiza është zbardhur nga dëbora këtë të shtunë. Policia lokale dhe ajo e qarkullimit rrugor u ka bërë apel drejtueseve te automjeteve të kenë kujdes në qarkullim në rrugët nacionale. Edhe pse nuk ka akse të bllokuara, Policia kërkon kujdes dhe rekomandon përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve. Reshjet e dendura të dëborës të shoqëruara me erë të fortë kanë nisur pasditen e sotme.

APEL PËR MË SHUMË KUJDES!

ME VIDEO NGA BULQIZA: 

Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve‍, që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora, për shpërndarjen e kripës. Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë./ZËRI

Poll

MOS HUMB