Aktualitet

Mungonin avokatët-Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës: Më mungojnë fashikujt e dosjes! Kryemadhi: Po fshihen provat shfajësuese

Meta pretendoi se nga dosja mungojnë mbi 70 fashikuj dhe faqe të dokumentacionit.

F.I
Mungonin avokatët-Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës: Më mungojnë
Monika Kryemadhi

TIRANË-Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin. Shkak është bërë mungesa e avokatëve dhe anëtares së trupës gjykuese, Rudina Palloj. Si pasojë seanca e radhës do të zhvillohet më 24 shtator.

Kryetari i trupit gjykues Erjon Bani paralajmëroi avokatin e Metës Bujar Musta, i cili ishte në sallë si publik, se në rast se në seancën e radhës nuk do paraqitën avokatët do nisë aplikimi i gjobave. Ndërkohë Meta kritikoi gjykatën, duke thënë se i jepet fjala prokurorit, por jo të pandehurit. Ai pretendoi gjithashtu se nga dosja mungojnë mbi 70 fashikuj dhe faqe të dokumentacionit.

Ndërkohë jashtë ambjenteve të GJKKO, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas saj, është kryer analiza financiare në dosjen ndaj saj dhe Ilir Metës. 

Monika Kryemadhi: Me letra të Ilir Metës apo Monika Kryemadhit, që edhe pse të ardhurat dhe vetë financiarja e SPAK-ut e nxjerrin që ka pasur të ardhura për ta blerë, por "unë nuk i konsideroj", thotë, se sipas OPGJ-së. Më thoni cili analist financiar, cili ekspert financiar, bën një analizë financiare duke thënë "sipas OPGJ-së"? Eksperti financiar merr transaksionin bankar, merr dokumentin bankar dhe ndërton hyrjet, daljet, shpenzimet, të ardhurat. Nuk bën argumentimin e akuzës. Megjithatë, seancat e tjera do t'i kemi gjatë rrugës, kemi pafundësi.

Kryemadhi është ndalur pas seancës në GJKKO edhe për të biseduar me protestuesit që ndodheshin përpara SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. Ajo i këshilloi ata që të strukturojnë dhe organizojnë lëvizjen e tyre, por duke i paralajmëruar që të mos ndjekin mënyrën e funksionimit të partive politike.

Poll

MOS HUMB