Ekonomi

Nafta "shpërthen" në Shqipëri: Vijon rritja me 7 lekë për litër

Rritja e çmimit të naftës në tregun vendas nuk është ndalur që prej datës 4 mars, si pasojë e luhatjeve të forta në tregjet ndërkombëtare pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

zh.ll
Nafta "shpërthen" në Shqipëri: Vijon rritja me 7
Foto ilustruese

TIRANË- Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka shënuar rritje të vazhdueshme. Rritja e çmimit të naftës në tregun vendas nuk është ndalur që prej datës 4 mars, si pasojë e luhatjeve të forta në tregjet ndërkombëtare pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në disa pika karburanti në Tiranë, nafta po shitet deri në 189 lekë për litër, rreth 14 lekë më shumë krahasuar me nivelin që ishte para nisjes së tensioneve.

Vëzhgimet në terren tregojnë se disa stacione karburanti e kanë rritur çmimin me rreth 7 lekë për litër, duke kaluar nga 182 lekë më 6 mars në 189 lekë. Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar rritje në disa pika, ndërsa në stacione të tjera çmimet kanë mbetur të pandryshuara, rreth 182 lekë për litër.

Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare, ku çmimi ka arritur deri në 103 dollarë për fuçi, nga 65 dollarë më parë, pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Si pasojë, ndikimi është reflektuar pothuajse menjëherë edhe në tregun shqiptar të karburanteve./ZËRI

Poll

MOS HUMB