Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë tre herë.

F.I
Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano
Fatos Nano

TIRANË-Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Nano ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion pas problemeve me mushkëritë. Pjesa më e vështirë për mjekët ishte rizgjimi i trurit të Nanos, por nuk ia ka dalë të mbijetojë përpos trajtimit edhe nga një ekip i huaj specialistësh.

Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë tre herë. Ndërsa për 13 vjet, ishte kryetar i Partisë Socialiste. Nano e mbajti detyrën e kryeministrit nga 29 shtator 2002-1 shtator 2005, 25 korrik 1997-27 shtator 1998, 22 shkurt 1991-4 qershor 1991. Ndërsa si kryetar i Partisë Socialiste ai e mbajti këtë detyrë nga 12 qershori 1991 deri më 3 korrik 2005.

Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit. Gjatë karrierës së tij, Nano është vlerësuar për rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare dhe afrimin e politikës shqiptare me standardet europiane. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB