Aktualitet

Ndërmjetës për vrasjen e Klevis Lleshit/ Bie në prangat e policisë në Itali, Saimir Kolaveri

Mësohet se Kolaveri ka qenë ndërmjetës mes Aurel Hoxhës dhe Sahab Nuzit.

l.k
Ndërmjetës për vrasjen e Klevis Lleshit/ Bie në prangat e
Saimir Kolaveri

ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar pasditen e sotme Saimir Kolaverin, i cili është i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit.

Mësohet se Kolaveri ka qenë ndërmjetës mes Aurel Hoxhës dhe Sahab Nuzit. Hoxha ka urdhëruar vrasjen për motive gjakmarrjeje, ndërsa Nuzi dyshohet ka ekzekutuar vrasjen për një pagesë prej 50,000 euro.

Aurel Hoxha është identifikuar si urdhëruesi i rrëmbimit dhe vrasjes së 24-vjeçarit, Klevis Lleshi në 2020. Hoxha është pronari i lokalit "Monopol", ku janë ushtruar kontrolle gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Si nisi hakmarrja?

Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme së bashku, e cila datonte që prej fëmijërisë së tyre, por u kris. Shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës. Agim Hoxha u vra në Britaninë e Madhe dhe më pas trupi iu dogj brenda makinës.

Autoritetet britanike e gjetën fajtor Lleshin për ngjarjen dhe e dënuan me 32 vite burg. Pas ekstradimit drejt Shqipërisë, ai kishte për të kryer dhe 28 vite të mbetura, të cilat nuk i çoi deri në fund pasi u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.

Pavarësisht se drejtësia e tha fjalën e saj, familja Hoxha kishte tjetër skenar në mendje. Të niste hakmarrjen, e cila kishte regjistruar deri atëherë të paktën 4 viktima.

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Atij iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz, ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo kohë nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Hakmarrjet vijuan. Me Arben Lleshin në burg, familja Hoxha priti që Klevis Hoxha, djali i Xhavit Lleshit, të ekzekutuar në vitin 2013 të rritej dhe të vijonin sagën e hakmarrjes. Klevisit, atëherë 22 vjeç i erdhi radha. Klevis Lleshin u zhduk pa gjurmë në vitin 2020. Ai u mor peng në qendër të Burrelit dhe më pas u zhduk. Derisa dy vite më parë eshtrat e tij u gjetën të groposura në Mamurras. Gishtin i fajtorëve në të gjitha rastet u drejtua nga familja Hoxha./ZËRI

Poll

MOS HUMB