Aktualitet

Ndotja e lumit Fan/ Prifti katolik i dërgon letër Ramës: Gjoba ndaj kompanisë nuk është zgjidhje

Por kjo nuk është një masë e mjaftueshme sipas priftit katolik, i cili shprehet se zgjidhja nuk është gjoba, por evitimi i ndotjes.

l.k
Ndotja e lumit Fan/ Prifti katolik i dërgon letër Ramës: Gjoba
Andreas Walterman

FAN- Prifti katolik, Andreas Walterman i cili prej vitesh kryen shërbimin e tij kishtar në Kishën Katolike në Fushë-Arrëz ka reaguar në lidhje me ndotjen e lumit Fan nga procesi i pasurimit të Bakrit.

Famullitar gjerman, Andreas Walterman ka zgjedhur t’u drejtohet kryeminstrit Edi Rama me një letër për të ndërhyrë në mbrotjen e këtij lumi. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i mennjëherëshëm i kryeminstrit, ku kompania “Ber-Alb” që merrte me përpunimin e bakrit në këtë zonë është gjobitur.

Por kjo nuk është një masë e mjaftueshme sipas priftit katolik, i cili shprehet se zgjidhja nuk është gjoba, por evitimi i ndotjes. Sipas tij ndotja e vazhdueshme e këtij lumi po sjell probleme të vazhdueshme për banorët që merren me bujqësi, të cilët e përdorin ujin për vaditje të tokave.

“Unë mendoj se është koha për të bërë diçka kundra ndotjes së lumit Fan që është një lum i vdekur i pajetë. Edhe turistët që vijnë thonë se çfarë është bërë me këtë lumë. Përse nuk bën shteti diçka kundër ndotjes së lumit Fan. Unë jam përfaqësues i kishës katolike dhe në zonën tonë jetojnë shumë besimtarë. Ata kanë probleme me vaditjen se kanë fshatrat poshtë Fushë Arrëzit dhe unë mendoj se është koha për të bërë diçka se nuk mund të punojnë ata që të prodhojnë bakrin mbi kurriz të njerëzve. Nuk vlerëson natyrën dhe natyrën e bukur të Shqipërisë”, tha Frat Andreas Walterman./ZËRI

Poll

MOS HUMB