ELBASAN- Këtë të martë do të mbahet seanca për masat e sigurisë për të 16 personat e arrestuar në kuadër të opëracionit "Metalurgjiku" në Elbasan. Seanca do të mbahet në orën 12:00, me dyer të mbyllura për shkak të hetimeve të thelluara në vijim dhe ndjeshmërisë së çështjes, e cila lidhet me krime të rënda mjedisore dhe shkelje serioze të ligjit.
Mes 16 të arrestuarve, 9 prej tyre janë shtetas të huaj, me role drejtuese, teknike dhe punonjës, ndërsa 8 aksionerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit akuzohen se ushtronin aktivitetin e paligjshëm në përpunimin e mbetjeve.
Policia dhe prokuroria Elbasan bashkë me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit zbuluan se dy biznese konkretisht CCAlb dhe GSA Ferrokrom ushtronin kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën. Kanë qenë banorët e zonës së Bradasheshit të cilët janë ankuar pasi kanë konstatuar aktivitetin e paligjshëm kryesisht gjatë natë, me qëllim shmangien e autoriteteve.
Kompanitë në fjalë me administrator Ilir Londo dhe Ergis Flaga iu pezullua aktiviteti dhe u gjobitën me gjobë, përkatësisht 3.000.000 lekë dhe 10.000.000 lekë. Adminstratorët dhe drejtorë prodhimi, inxhinierë/drejtues teknik dhe përgjegjës turni/operator furre/punëtor kanë përfunduar në pranga. /ZËRI
