Aktualitet

"Ne qyqarëve na mbështet njeri..."IKMT vijon shembjet në Librazhd, pronarët përplasen me Policinë: S'kemi marrë lekët

Pronarët deklarojnë se objektet i ka boshatisur që prej 17 nëntorit 2025, por refuzojnë të lejojnë vijimin e prishjeve pasi nuk ka marrë pagesën.

F.I
"Ne qyqarëve na mbështet njeri..."IKMT vijon shembjet
pamjet nga ngjarja

LIBRAZHD-Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, vijoi sot prishjet në Librazhd për zbatimin e projektit me interes publik, “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV” në territorin e qarkut Elbasan. Në kuadër të projektit planifikohet prishja e 22 objekteve deri në 4 kate.

Aksioni është shoqëruar me tensione, ku pronarët e objeketeve që do të shemben kanë debatuar me shefen e policisë Nertila Meta, pasi sipas tyre nuk u është bërë pagesa për kompensimin e prishjes së godiave të tyre. Pronarët deklarojnë se objektet i ka boshatisur që prej 17 nëntorit 2025, por refuzojnë të lejojnë vijimin e prishjeve pasi nuk ka marrë pagesën. Nga ana tjetër Policia i ka paralajmëruar se nëse vijojnë të bëjnë rezistencë do tër procedohen penalisht.

Shefja e policisë: Nëse pengoni punën e punonjësve të IKMT-së, për të cilët Policia e Shtetit është në mbështetje të tyre, ju do procedoheni ligjërisht. Ju lutem mos u bëni pengesë në mbarëvajtjen e punës. Ne jemi në mbështethe të IKMT. Për çdo veprim që ju do pengoni do të mbani përgjegjësi ligjore.

Pronari godinës: Se po thoni që jeni në mbështeteje të tyre. Ne qyqarëve na mbështet njeri, se ju po mbështesni IKMT. A ka ndonjë përfaqësues nga shteti që mbron popullin, na mbron ne qyqarët? Ne qyqarët na mbështet njeri, më qënë se ju mbështetni IKMT? Kur e kemi radhën në për mbrojtje. Ne e kemi boshatisur godinën. Po ju a jeni në dijeni që në nuk kemi marrë pagesën? Ne i kemi marrë masat dhe jemi gati, por nuk kemi marrë pagesën. Ne po kundështojmë për lekët, jo për objektin. Kur e çuat letrën ju a ishit në dijeni që nuk janë dhënë lekët?

Poll

MOS HUMB