Aktualitet

Dhjetra gëzhoja në rrugë dhe mjeti i djegur i autorëve, çfarë la pas atentati ndaj rivalit të Aldo Bares

Si pasojë e të shtënave 'Juli i Pashakos' ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhjetra gëzhoja

F.I
Dhjetra gëzhoja në rrugë dhe mjeti i djegur i autorëve,
mjeti i djegur

LUSHNJË-Julian Sula i njohur si 'Juli i Pashakos' dhe rival i Aldo Bares, i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në qytetin e Lushnjës. Sula po lëvizte me makinë në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur autori/ët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave 'Juli i Pashakos' ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhjetra gëzhoja. 

Ndërkohë në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Mjeti i djegur tip 'Nissan' rezulton me targa greke, bënda të cilit u gjetën armë zjarri. 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB