VLORË- Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të enjte masat e sigurisë për personat e arrestuar pak ditë më pare në Orikum, 4 bashkëpunëtorët e Flodian Plakut. Bwhet me dije se 3 prej tyre janë lënë në burg, Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Julian Aliaj. Ndërsa për Armand Dano, është vendosur masa "detyrim paraqitje".
Plaku strehohej në hotelin e Ligor Dokos, Albano Lapshi i dërgonte ushqim Flodian Plakut, kurse Armand Dano nga Shkodra ishte berberi i tij. Ndërsa i ndaluari i katërt, Julian Aliaj, i cili u kap bashkë me Pole Qorrin në makinë, rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024. Plaku i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Identifikimi i Florian Plakut është kryer përmes një analize ADN-je, pasi gjurmët e tij të gishtave janë gjetur në një makinë Golf 7 që dyshohet se u përdor për largimin e autorëve të vrasjes.
Flodian Plaku u arrestua më 4 gusht, në ambientet e Hotel "Doko" në Radhimë të Vlorës, ku ai po qëndronte me mikun e tij, Julian Aliaj. Në momentin e kapjes "Pole Qorrit" i janë gjetur 2 armë zjarri, 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash./ZËRI