Aktualitet

Nga Shqipëria drejt Greqisë me 28 mijë euro, procedohet 43-vjeçari

Gjatë kontrollit në çantën e 43-vjeçarit, me iniciale F. R., u gjetën paratë e padeklaruara.

k.m.
Nga Shqipëria drejt Greqisë me 28 mijë euro, procedohet
Paratë e sekuestruara

GJIROKASTËR- Një 43-vjeçar është proceduar penalisht, pasi është kapur duke tentuar të nxjerrë 28 mijë euro nga Shqipëria. Gjatë kontrollit në çantën e 43-vjeçarit, me iniciale F. R., u gjetën paratë e padeklaruara.

NJOFTIMI I POLICISË:

PKK Kakavijë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 28 650 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 43-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit F. R., ku u gjetën 28 650 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. R., 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB