pamje nga protesta
TIRANË- Ka nisur protesta para Kuvendit, teksa raportohen edhe përplasjet e para pranë Ministrisë së Brendshme.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë shoqëruar nga Policia, mes tyre Dritan Goxhaj. Raportohet se protestuesit janë arrestuar pasi kanë tentuar të thyejnë rrethimin metalik të vendosur në zonën përreth godinës së Kuvendit.
Protesta zhvillohet në një kohë kur në Kuvend pritet të nisë seanca plenare. Qytetarët kanë paralajmëruar se çdo seancë do të shoqërohet me protestë dhe me tubime çdo pasdite. /ZËRI
Poll