Aktualitet

Nis protesta e opozitës kundër miratimit të Buxhetit 2025, qytetarët mblidhen para Kuvendit

Thirrja për protestë u bë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha disa ditë më parë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025

I.F
Nis protesta e opozitës kundër miratimit të Buxhetit 2025,
Protesta e opozitës

TIRANË- Qytetarët kanë filluar tashmë të mblidhen para Kuvendit për të protestuar kundër miratimit të buxhetit 2025. Po ashtu para instuticionit ndodhen edhe forcat e Policisë dhe një zjarrfikëse për të paralandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të ruajtur rendin.

Nis protesta e opozitës kundër miratimit të Buxhetit 2025,

Ndërsa deputetët ende nuk iu janë bashkuar protestuesve, pasi ndodhen në sallën e Kuvendit, ku po mbahen diskutimet e buxhetit. Thirrja për protestë u bë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha disa ditë më parë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025, pasi e quajti këtë “buxheti i vjedhjeve”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB