Aktualitet

31-vjeçari me armë i iku “Shqiponjave”, përplas 7 makina dhe 1 motor, lëndohen polici dhe gruaja e tij

Si pasojë e përplasjes, një efektiv Policie dhe bashkëshortja e tij kanë marrë lëndime të lehta.

F.I
31-vjeçari me armë i iku “Shqiponjave”, përplas 7
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur në zonën e Liqenit të Thatë, Tiranë. Raportohet se një 31-vjeçar i armatosur ka përplasur 7 makina dhe një motor, në tentativë për t'i ikur forcave 'Shqiponja', të cilat i kishin bërë shenjë ndalimi në postobllok. Imer Krrashi nuk ndaloi dhe iku me shpejtësi duke shkaktuar aksidentin masiv. Si pasojë e përplasjes, një efektiv Policie dhe bashkëshortja kanë marrë lëndime të lehta. Polici dhe gruaja e tij ndodheshin në motor.

Pas ndjekjes intensive u bë ndalimi i automjetit dhe Krrashi është vendosur në pranga. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur edhe arma e zjarrit pistoletë. Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihen mjetet e dëmtuara dhe pasagjerët e panikosur në këmbë. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale./ZËRI

Poll

MOS HUMB