TIRANË-18 nëntori shënon një vit nga ndarja nga jeta e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me thikë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Prindërit e Martin Canit, qytetarë e shokë të tij e aktivistë, u mblodhën në shkollën ‘Fan Noli’ për të nderuar kutjimin e 14-vjeçarit. Mamaja e Martinit, i bën thirrje autoriteteve për të marrë masa me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla.
Nëna e Martin Canit: Dua ta nis me një falënderim për të gjithë shqiptarët kudo që janë që na kanë mbështetur në kohët më të vështira. Mbush 1 vit që nuk jetoj normal sepse me ikjen e Martinit, gjendja ime vetëm marr frymë dhe vazhdimisht më merret dhe frymëmarrja. I bëj thirrje të mbrohen fëmijët, të mos heshtin institucionet. Matini ishte një fëmijë... lindi i dukshëm dhe ashtu është përsëri. Iku në mënyre më mizore nga kjo botë. Nuk e meritonte. Dhe nga kush nga një bashkëmoshatar i tij, në vend që të ishin shokë, iu bë armik dhe i mori jetën. Nuk duhet të heshtim, heshtja vret. Kam shumë fjalë për Martinin, Martini ishte futbollist, i dashur, i ëmbël, i mirë dhe nuk meritonte të ikte në atë mënyrë. Ju lutem institucioneve, mësueseve, psikologëve, të gjithë stafit, të marrin masa dhe mos të neglizhojnë situata të tilla. Mos të kemi fëmijë të tjerë dhe të kos kenë fatin e fëmijës tim apo mua si nënë që po jetoj cdo ditë me dhimbje.
Si ndodhi krimi?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për "Snapchat". Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI